Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se është i hapur për bashkëpunim me çdo faktor të spektrit opozitar. Por jo me ata që sipas tij bejne opozite me regji duke thumbuar grupin e Alibeajt
Meta sqaroi për herë të parë edhe synimin që ka PL në raport me zgjedhjet e ardhshme vendore që nuk lidhet me ndonjë emër kryebashkiaku por me këshillat bashkiake
“Unë nuk mbyll asnjë derë se nuk është detyra ime as të mbyll dhe as të hap. Kam që në dy mars që jam në shesh përballë këtij regjimi. Si president kam qenë i vetëm me përkrahjen e popullit dhe njerëzve të ndershëm. Kam një forcë politike që pavarësisht nga traumat që ka kaluar ka një dinamikë që do të jetë spektakolare. Të gjithë mund ta gjykojnë ku qëndron njëri dhe tjetri në raport me opozitën. Ndjekin axhendën e Edi Ramës për të dobësuar opozitën.
Tani shqiptarët do orientohen shumë më lehtë. Për çdo bashkëpunim me Edi Ramën kur njerëzit janë rrahur nga policia re Edi Ramës, ajo është tradhti… Nuk kam ndërprerë komunikimin me askënd. Jam me të gjithë ata që duan të bëjnë opozitë të vërtetë. 8 vite janë shumë”, tha Meta.
Kreu i PL-së tha se forca politike që drejton synon të jetë e para sa i përket vendeve në këshillat bashkiakë. “Nuk kemi çfarë negociatash të bëjmë, sepse objektivi i Partisë së Lirisë është të dalë forcë e parë, duke filluar nga Tirana. Këshilli bashkiak i Tiranës do të jetë shumë më i rëndësishëm sesa ai Parlamenti që i ka disa ‘kërpërata’ atje”, tha Meta.
“Së dyti, kemi bërë të qartë që në kushtet e ballafaqimit e një regjimi mafioz, është shumë e rëndësishme që opozita të ketë një kandidat në çdo bashki. Në kushte të tjera normale, mund të kishte edhe katër… Në këtë drejtim kemi bërë të qartë që nuk do të vëmë kushte për asnjë bashki apo kandidat. Nëse do të ketë kandidatë nga ana e PL që mendojmë që kanë përkrahje serioze në një bashki të caktuar, është çështje që ne do ta bisedojmë që të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, sqaroi Meta
Meta vlerësoi procesin e primareve të nisur nga Berisha në PD, por kishte edhe një këshillë “Ata që i organizojnë duhet të marrin për sipër edhe të sigurojnë cilësinë e tyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje