Politike

Konfirmohet aleanca/ Meta në zyrën e Berishës për zgjedhjet e protestat. PD: Patëm mirëkuptim të plotë  

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha në selinë blu.

Takimi mes tyre (Meta me Petrit Vasilin dhe Berisha i shoqëruar nga Flamur Noka) nuk ka zgjatur shumë ndërsa mësohet se ne qendër të bisedës ka qenë aksioni opozitar.

PD ka filluar procesin e primareve në bazë pas miratimit të rregullores nga Këshilli Kombëtar.

Të hënën si kryetari i PD-së, Sali Berisha ashtu edhe ai i Këshillit Kombëtar Edi Paloka i mëshuan rëndësisë së bashkëpunimit me partitë aleate.

Paloka tha madje se fuqia më e madhe e PD-së ishin pikërisht aleatët.

Dhe Berisha e ka filluar nga ai më i rëndësishmi në këtë rast, Ilir Meta.

Ilir Meta pas takimit ne Presidence

Ky i fundit, pas takimit ne mesdite me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, u shpreh për mediat se ishte  çmallur pas rikthimit në presidencë me portretin e Isa Boletinit. “U çmalla me Isa Boletinin që ia kam marrë si pikture zotit Ruçi në kohën kur ishte në Kuvend. U gëzova që është në presidencë Akoma. Më dha kujtime dhe frymëzime shumë të forta”, tha Meta. Kryetari i PL-së, u pyet edhe për takimin me Sali Berishën në selinë blu.

“Me Berishëm kemi folur edhe për protestat edhe për zgjedhjet, kemi folur për fuqizimin e demokracisë”, tha shkurt Meta

Pas mesdite pati nje njoftim edhe nga selia e PD.

“Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, thuhet në deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë