Politike

Berisha hap primaret: Të hapur për çdo emër nga shoqëria civile e akademike, asgjë s’na pengon të fitojmë  

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka hapur garën për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në mbledhjen e kryesisë së paralajmëruar, Berisha tha:  “Mirëpriten në mënyrë të padiskutueshme kandidatura nga shoqëria civile dhe bota akademike e vendit. Hapim një garë të paparë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e kësaj gare. Ekzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësinë për realizimin e një procesi dinjitoz dhe transparent”.

“Asgjë nuk na detyron të shmangemi nga fitorja e zgjedhjeve, por asgjë nuk na pengon ne për të përmbushur detyrimet ndaj çdo qytetari shqiptar”

Anëtarët e kryesisë ndërkohe kanë diskutuar edhe një udhëzim konkret për zgjedhjet, ku në votime do të përfshihen edhe ata që e cilësojnë veten simpatizantë.

Nga mbledhja e kryesise se PD

“1. Nisjen e procesit të regjistrimit të simpatizantëve të Partisë Demokratike, në të gjitha degët e Partisë Demokratike, të cilët duan të regjistrohen si votues në Primaret e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore 2023;

2. Kryetari i seksionit në bashkërendim me seksionin dhe Kryetarin e grupseksionit, në përputhje me nenin 25 dhe 27 të statutit, bën regjistrimin e simpatizantëve në degën (bashkinë) ku voton, duke plotësuar formularin personal të simpatizantit sipas shtojcës 1.

Simpatizanti mban kundrabiletén e regjistrimit e cila është e vlefshme deri në momentin e pajisjes me kartën e simpatizantit.

3. Simpatizanti regjistrohet duke plotësuar në mënyrë korrekte të dhënat e kërkuara në formularin e simpatizantit. Plotësimi i formularit të simpatizantit me të dhëna jo të sakta mund të sjellë mospasqyrim e emrit të tij në listën e votuesve;

4. Në të njëjtën kohë Degët, në nivel seksioni dhe grupseksioni, luajnë një rol aktiv ne përditësimin e regjistrit të simpatizantëve. Bazuar në të dhënat historike të degës për profilizimin e votuesve, seksionet dhe grupseksionet e degës marrin kontakt dhe i ftojnë të gjithë simpatizantët si dhe votuesit potenciale të PDSH-së, të regjistrohen në Primar…”, thuhet ndër të tjera në udhëzimin e miratuar nga kryesia


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë