Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka hapur garën për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në mbledhjen e kryesisë së paralajmëruar, Berisha tha: “Mirëpriten në mënyrë të padiskutueshme kandidatura nga shoqëria civile dhe bota akademike e vendit. Hapim një garë të paparë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e kësaj gare. Ekzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësinë për realizimin e një procesi dinjitoz dhe transparent”.
“Asgjë nuk na detyron të shmangemi nga fitorja e zgjedhjeve, por asgjë nuk na pengon ne për të përmbushur detyrimet ndaj çdo qytetari shqiptar”
Anëtarët e kryesisë ndërkohe kanë diskutuar edhe një udhëzim konkret për zgjedhjet, ku në votime do të përfshihen edhe ata që e cilësojnë veten simpatizantë.

“1. Nisjen e procesit të regjistrimit të simpatizantëve të Partisë Demokratike, në të gjitha degët e Partisë Demokratike, të cilët duan të regjistrohen si votues në Primaret e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore 2023;
2. Kryetari i seksionit në bashkërendim me seksionin dhe Kryetarin e grupseksionit, në përputhje me nenin 25 dhe 27 të statutit, bën regjistrimin e simpatizantëve në degën (bashkinë) ku voton, duke plotësuar formularin personal të simpatizantit sipas shtojcës 1.
Simpatizanti mban kundrabiletén e regjistrimit e cila është e vlefshme deri në momentin e pajisjes me kartën e simpatizantit.
3. Simpatizanti regjistrohet duke plotësuar në mënyrë korrekte të dhënat e kërkuara në formularin e simpatizantit. Plotësimi i formularit të simpatizantit me të dhëna jo të sakta mund të sjellë mospasqyrim e emrit të tij në listën e votuesve;
4. Në të njëjtën kohë Degët, në nivel seksioni dhe grupseksioni, luajnë një rol aktiv ne përditësimin e regjistrit të simpatizantëve. Bazuar në të dhënat historike të degës për profilizimin e votuesve, seksionet dhe grupseksionet e degës marrin kontakt dhe i ftojnë të gjithë simpatizantët si dhe votuesit potenciale të PDSH-së, të regjistrohen në Primar…”, thuhet ndër të tjera në udhëzimin e miratuar nga kryesia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje