Oerd Bylykbashi mblodhi 37 firma të deputetëve të opozitës për t’ju drejtuar Kushtetueses të premten për Portin e Durrësit.
Ai kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të një ligji të miratuar jo sot por dy vjet me parë për rafitifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara dhe pezullimin e zbatimit të këtij ligji deri sa të flasë gjykata Kushtetuese. Pak orë më pas ka reaguar Gazment Bardhi një nga të paktë deputetë që nuk e firmosi kërkesën.
“Keqardhje për çdo deputet që është betuar mbi Kushtetutë dhe nënshkruan idiotësi juridike&tallet me shqiptarët, se gjoja ka goditur aferën e Portit të Durrësit, ku në fakt ka goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues!
Bëni opozitë reale, boll u tallët me shqiptarët. Afera e Portit të Durrësit do të dërgohet realisht në Gjykatën Kushtetuese, por siç duhet dhe sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament. pic.twitter.com/eswmnkiqVg
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) November 11, 2022
Bëni opozitë reale, boll u tallët me shqiptarët. Afera e Portit të Durrësit do të dërgohet realisht në Gjykatën Kushtetuese, por siç duhet dhe sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament”, komentoi Bardhi në Twitter.
Deputeti demokrat ironizoi kolegun e tij Bylykbashi kur drejtoi më tej një pyetje që e mesojnë studentët e vitit të parë.
“Pyetje për studentët e vitit të parë të drejtësisë: Pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese, para apo pas ratifikimit?”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje