Politike

Bylykbashi e ‘çoi’ Portin e Durrësit në Kushtetuese, Bardhi: U talle, ke çuar një idiotësi juridike (por padia u firmos nga 37 deputetë)

Oerd Bylykbashi mblodhi 37 firma të deputetëve të opozitës për t’ju drejtuar Kushtetueses të premten për Portin e Durrësit.

Ai kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të një ligji të miratuar jo sot por dy vjet me parë për rafitifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara dhe pezullimin e zbatimit të këtij ligji deri sa të flasë gjykata Kushtetuese. Pak orë më pas ka reaguar Gazment Bardhi një nga të paktë deputetë që nuk e firmosi kërkesën.   

“Keqardhje për çdo deputet që është betuar mbi Kushtetutë dhe nënshkruan idiotësi juridike&tallet me shqiptarët, se gjoja ka goditur aferën e Portit të Durrësit, ku në fakt ka goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues!

Bëni opozitë reale, boll u tallët me shqiptarët. Afera e Portit të Durrësit do të dërgohet realisht në Gjykatën Kushtetuese, por siç duhet dhe sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament”, komentoi Bardhi në Twitter.

Deputeti demokrat ironizoi kolegun e tij Bylykbashi kur drejtoi më tej një pyetje që e mesojnë studentët e vitit të parë.

“Pyetje për studentët e vitit të parë të drejtësisë: Pajtueshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën, kontrollohet nga Gjykata Kushtetuese, para apo pas ratifikimit?”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë