Gazeta Si – Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka reaguar në lidhje me raportimet për shpërthimet e raketave të dyshuara ruse në Poloni që kanë lënë të vdekur 2 persona.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet për shpërthimet në Poloni. Rama thekson se Polonia ka solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të Shqipërisë.
@MorawieckiM 🇦🇱 is seriously concerned about the news on explosions in Poland. You have our #solidarity and full #support.
— Edi Rama (@ediramaal) November 15, 2022
“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet për shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.
Sipas CNN, raketat që nuk dihet se nga janë lëshuar, kanë rënë pranë qytezës Przewodow.
Raketat ose predhat kanë goditur pothuajse në të njëjtën kohë kur nisi një sulm raketor i Rusisë në perëndim të Ukrainës.
Menjëherë pas kësaj, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thirrur Komitetin e Sigurisë Kombëtare dhe të Çështjeve të Mbrojtjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje