Bota

Raketat / Takimi mes ministrit të jashtëm polak dhe ambasadorit të Rusisë, zgjati vetëm… 4 minuta

Një takim midis ministrit të Jashtëm polak Zbigniew Rau dhe ambasadorit të thirrur rus në Poloni, Sergey Andreyev, pas rënies  së një rakete vdekjeprurëse në territorin polak zgjati “vetëm katër minuta”, sipas zëdhënësit të qeverisë.

“Ai (Andreyev) u prit, por pa asnjë shkëmbim përshëndetjeje, pa shtrënguar duart, nga ministri Zbigniew Rau dhe delegacioni që e shoqëronte. Ambasadorit iu lexua nota jonë diplomatike, e cila është e ngjashme me komunikatën që publikuam. Ambasadori pranoi komunikatën dhe u largua”, tha Lukasz Jasina,  zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë.

Jasna i tha Radios Kombëtare polake se ambasadori rus, i cili u thirr nga Polonia të martën pasi raketa goditi Poloninë lindore, u shfaq rreth mesnatës për takimin.

Polonia tha se një raketë “prodhuar nga Rusia” goditi vendin të martën, duke vrarë dy persona.

Incidenti shënon herën e parë që një vend i NATO-s goditet drejtpërdrejt gjatë konfliktit. Nuk dihet se kush e ka lëshuar raketën, apo saktësisht se nga është gjuajtur.

Në një intervistë tjetër, zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë Paweł Jabłoński tha në një intervistë radiofonike se Ministri i Jashtëm Rau i kërkoi Andrejevit të shpjegonte situatën gjatë takimit.

“Ekziston një probabilitet shumë i lartë që kemi të bëjmë me një pasojë të veprimeve të Rusisë,” tha Jabłoński.

“Këto pasoja (për herë të parë që nga shpërthimi i luftës) – është diçka që ne supozonim se mund të ndodhte, dhe ndodhi dje – prekën Poloninë, territorin polak, qytetarë polakë vdiqën.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë