Gazeta Si – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas lajmit se dy raketa ruse ranë në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, ku për pasojë 2 persona humbën jetën, ka thënë se Aleanca Atlantike po verifikon situatën.
“Unë fola me presidentin Andrzej Duda për shpërthimin në Poloni. Shpreha ngushëllimet e mia për humbjen e jetëve. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, shkruan Stoltenberg në Twitter.
Ndërkohë, ushtria polake është vënë në gatishmëri, sipas zëdhënësit të qeverisë Piotr Muller, pas mbledhjes së Komitetit të Sigurisë të mbajtur mbrëmjen e të mërkurës në Varshavë.
Muller konfirmon se ekzekutivi i Varshavës po vlerëson mundësinë e aktivizimit të nenit 4 të Paktit të Atlantikut, i cili parashikon mundësinë e konsultimeve ndërmjet shteteve anëtare.
Presidenti polak Duda njoftoi një mbledhje tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të enjten në orën 12:00 njoftoi presidenca polake në Tëitter.
Sakaq Polonia nuk ka konfirmuar ende burimin e shpërthimit. Moska nga ana e saj mohon të jetë e përfshirë, duke i cilësuar deklaratat polake “provokim të qëllimshëm”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje