Kryeministri Edi Rama tha se është dakord me qëndrimin e ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK duke bërë “një sy vesh e njw sy qorr” kur për problematikën që ngre diplomatja amerikane, ai gishtin e drejton tek ‘katundi politik e mediatik’.
Edhe Rama thotë se KLP nuk duhet të dëgjojë askënd në zgjedhjen e kreut të ri të KLP duke e shkëputur veten dhe qeverinë nga ky proces, aty ku ne fakt po përflitet me shume se kurrë se po ngatërrohet.
Jo pa qëllim nën radhë Rama nënvizon se kreun e ri të SPAK nuk i takon ta zgjedhë as ambasada.
Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
— Edi Rama (@ediramaal) December 14, 2022
“Jam plotësisht dakord me ambasadoren amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, tha Rama pas reagimit publik që ambasadorja Kim bëri këtë mëngjes, 2 ditë para se KLP të zgjedhë kreun e ri të SPAK.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje