Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ishte në një aktivitet të zhvilluar për fuqizimin ekonomik të grave, kur përdori një thënie të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti: “Bashkimi bën fuqinë”.
Por gjatë fjalës, ambasadorja Kim përmendi më shumë se aq duke përcjellë edhe një mesazh.
“Kam dëgjuar se kur një grua është vërtetë është e shkëlqyer, është burrneshë. Sa nga ju e kanë dëgjuar. Kur një grua thuhet se është burrneshë, promovohet se është burrë. “Bashkimi bën fuqinë”, thënia e Skënderbeut është një nga thëniet e mia të preferuara. Nëse ju nuk doni të jeni atje, vendi i gruas është ku gruaja dëshiron të jetë.
Gratë, në fakt e ndihmojnë njëra-tjetrën. Arsyeja pse kam bërë kaq sa kam bërë, jo vetëm se kam punuar shumë, por kam dashur të jem këtu. Mendoj për atë që tha Skënderbeu se; bashkimi bën fuqinë, duhet të mendojmë dhe për të kundërtën e saj, që ndarja mbjell ndasi.
Burra gra, veri-jug, burrë-gra, këto dallime nuk janë për përfitimin tuaj se sjell ndarje. Forca juaj, forca jonë, qëndron në unitetin tonë. Ndarja, përçarja është ajo që do armiku, uniteti është bashkimi. Jam krenare që SHBA mbështesin një përpjekje të tillë”, tha ajo
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje