Politike

Konflikt Ahmetaj-Rama për inceneratorët? Balla shuan debatin: I qëndrojmë raportit të komisionit hetimor   

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, është përpjekur të mbyllë debatin që krijoi më së shumti në opinion ish-zvKryeministri Arben Ahmetaj lidhur me inceneratorët.

I pyetur për një përplasje Ahmetaj- Rama për inceneratorët, Balla u përgjigj se qëndrimi i vetëm i PS për këtë cështje është raporti përfundimtar i komisionit hetimor parlamentar i miratuar në Kuvend (mars 2022) me shumicë votash (76) .    

Raporti i PS për inceneratorët në fakt pastronte gjithë hallkën qeverisëse dhe i referohej vetëm procedurave të dhënies së kontratave, duke i cilësuar ato “në përputhje me legjislacionin në fuqi”. Për cështjen që janë në hetim nga SPAK, PS nuk u mor në raportin përfundimtar.  

Raporti i PS-së ishte një kundër-raport për pretendimet e opozitës. “Hetimi rezultoi se opozita nuk ka asnjë qasje për të provuar akuzat për grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion,” thuhej në përfundimet e PS  

Komisioni hetimor nisi në fund të tetorit dhe zgjati një muaj duke u shoqëruar me debate dhe disa seanca maratonë dëshmish me zyrtarë të lartë, ndër ta dhe kryeministri Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë