Pas mbledhjes së fillimi javës së grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla konfirmoi se mocioni me debat ndaj Edi Ramës për cështjen “McGonigal” di të mbahet në datë 2 mars dhe ajo është parashikuar të zgjasë 24 orë, që do të thotë edhe ditën tjetër, atëherë kur opozita ka thirrur një protestë kombëtare.
“Të gjitha grupet parlamentare duhet të kuptojnë se foltorja në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të merret peng. Çdo deputet mund ta përdorë për të thënë mendimet e tij. Në këtë këndvështrim, për seancën e ardhshme, ditën e enjte kemi përcaktuar mbajtjen e mocionit me debat dhe besoj që të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatiten më së miri për këtë debat. Ne po bëjmë përgatitjet tona për të shfrytëzuar këtë moment për të ndarë me opinionin publik çështje që kanë rëndësi për qytetarët.
Të mos gjendemi me kërkesa të tjera që mund të pengojnë mbajtjen e këtij mocioni me debat. Çdo deputet do ketë 10 minuta në dispozicion që është koha maksimale. Kemi të bëjmë me një bashkim të disa kërkesave. Mendoj se 24 orë janë të mjaftueshme. Duhet t’ju them se grupi ynë parlamentar mezi po e pret mocionin me debat për të diskutuar disa të vërteta me rëndësi për shqiptarët”-tha Balla.
Ai kundërshtoi një tjetër kërkesë të bëjë nga grupi Alibeaj që kërkon përfshirjen në të njëjtën ditë të mandatit të Olta Xhaçkës.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur të premten dhe është Këshilli i Legjislacionit që ka detyrimin të vendosë të vërë në lëvizje të gjithë instrumentet. Mos harroni që data 2 mars është një seancë e përcaktuar me një pikë të vetme të rendit të ditës e njoftuar para shumë ditësh dhe e vetmja cështje është ajo e mocionit…”, tha Balla
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje