Politike

Alibeaj: Ndihem drejtues i PD, pse nuk e çuam dorëheqjen e Bashës në gjykatë

Pas mbledhjes disa orëshe të një pjese të grupit parlamentar dhe kryesisë së drejtuar në kohën e Bashës, Enkelejd Alibeaj tha se nuk mund të dërgonte në regjistrin e partive politike dorëheqjen e Lulzim Bashës sa kohë kur nuk ka një kryetar të ri.

Megjithatë, Alibeaj i pyetur nga media, tha se ndihej drejtues I partisë pas mandatit që kishte marrë këtu e një vit më parë.

“Ndihem drejtuesi i PD-së, ushtruesi i detyrës që nga momenti kur Basha dha dorëheqjen”.

Pse nuk e dërgoi dorëheqjen  e Bashës në gjykatë?

“Duhet ta dini se sipas ligjit, në regjistrin e partive politike regjistrohen emrat e kryetarëve të partive. Në rastin kur ka një dorëheqje, ajo se çfarë do duhet të regjistrohet është zgjedhja e kryetarit të ri të partisë. Aktet e dorëheqjes nuk regjistrohen. Duhet të priten, siç jeni në dijeni, që PD-ja do organizojë procesin e zgjedhjeve nga baza deri në kreun e saj sipas rregullave dhe procedurave”, u përgjigj ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë