Në takimet e përditshme që po zhvillon nëpër degë, Sali Berisha po i mëshon shumë faktit se kandidatët e dalë nga procesi i primareve janë kandidatë të Lirisë.
Në një kohe kur beteja e tij ligjore në KQZ vijon, shanset që ai të regjistrohet në zgjedhje me siglën e PD-së janë thuajse zero.
E vetmja mënyrë është që të fusë kandidatët e primareve në koalicion me parti të opozitës.
Për të shkuar tek kjo formulë, Berishës sipas të gjitha gjasave do t’i vijë në ndihmë sërish Ilir Meta i cili pak ditë më parë pas takimit me Berishën tha se kandidatët për kryebashkiakë janë të opozitës e po ashtu edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak që ai kish prezantuar në emër të Partisë së Lirisë.
Berisha ka dështuar në negociata për koalicion me Mediun dhe Dukën. I vetmi që mund të shkojë në koalicion me Dulen, por e pamjaftueshme sa kohe që Kodi Zgjedhor lejon si koalicion minimalisht dy parti.
Ditët e fundit edhe Berisha e ka ndryshuar formën e përfaqësimit të kandidatëve të tij nga ata të primareve në kandidatë të Lirisë. E ka bërë këtë të fundmi edhe ne takimin prezantues të kandidatit Zini Tollozhina në Pogradec të dielën.
“Jam sot para jush për të paraqitur si kandidat për qytetar të parë njërin nga demokratët më të përkushtuar, nga njerëzit më punëtorë. Njëri prej bijve të Pogradecit, si kandidat për kryetar bashkie.
Këtu në Pogradec, dje isha në Korçë, dhe kudo që shkoj ndiej një kënaqësi të veçantë, sa asnjë nga kandidatët që unë paraqes nuk janë kandidatë të kryetarit, apo kryesisë së partisë. Janë kandidatë të votës, vullnetit tuaj. Janë kandidatë të lirisë”, tha Berisha. Të njëjtin prezantim ai bëri dy ditë më parë edhe për kandidaten e Korces, Ledina Aliolli.
Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Berisha i futi kandidatët me koalicionin “Shtëpia e Lirisë” që sipas te gjitha gjasave do të përsëritet si skemë, sa kohe që edhe për Berishën tashmë kandidatët janë kthyer në emra të lirisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje