Sali Berisha ka çelur fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit në stadiumin “Air Albania”. I ulur krah Ilir Metës, koalicioni “Bashkë Fitojmë” prezantoi fillimisht emrat e kandidatëve për 61 bashkitë. Më tej, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo drejtoi ceremoninë e hapjes. Garo tha prezantoi edhe nje dokumentar sic e tha ajo për të rinjtë me qëllim që të njohin historikun e periudhës së ‘lavdishme’ të PD-së.
Në qendër të dokumentarit qysh prej themelimit të PD-së ishte vendosur figura e Sali Berishës, ku jo pak vend zunë edhe takimet dhe vizitat me amerikanët, ku shfaqej në video momenti i takimit me Hilary Clinton, vizita e presidentit George Bush dhe takimi me presidentin Barack Obama.



‘Këto ishin ditët më të mira për shqiptarët kudo që jetonin! PD ishte një shkallë që po e ngjiste Shqipërinë lart në aspiratat e Europiane. PS nuk ka arritur kurrë fitore që ti përafrohen demokratëve’ thuhej në dokumentar. Ajo që u vu re qartazi në historikun e PD-së ishte ‘fshirja’ e Lulzim Bashës dhe glorifikimi i figurës së Berishës. Historia e PD-së fillonte me themelimin deri ne 2005, heshtje më pas për periudhën 2013-2023 kohe kur PD-ja drejtohej nga Lulzim Basha, me pas përfshirja në dokumentar i Rithemelimit të Sali Berishës. Në dokumentar shfaqeshin disa sekuenca fotosh te Enkelejd Alibeajt duke e cilësuar si paterice dhe të shitur tek Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje