Politike

Berisha hap fushatën në ‘Air Albania’ krah Ilir Metës, ‘fshin’ Bashën nga historiku i PD

Sali Berisha ka çelur fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit në stadiumin “Air Albania”. I ulur krah Ilir Metës, koalicioni “Bashkë Fitojmë” prezantoi fillimisht emrat e kandidatëve për 61 bashkitë. Më tej, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo drejtoi ceremoninë e hapjes. Garo tha prezantoi edhe nje dokumentar sic e tha ajo për të rinjtë me qëllim që të njohin historikun e periudhës së ‘lavdishme’ të PD-së.

Në qendër të dokumentarit qysh prej themelimit të PD-së ishte vendosur figura e Sali Berishës, ku jo pak vend zunë edhe takimet dhe vizitat me amerikanët, ku shfaqej në video momenti i takimit me Hilary Clinton, vizita  e presidentit George Bush dhe takimi me presidentin Barack Obama.

‘Këto ishin ditët më të mira për shqiptarët kudo që jetonin! PD ishte një shkallë që po e ngjiste Shqipërinë lart në aspiratat e Europiane. PS nuk ka arritur kurrë fitore që ti përafrohen demokratëve’ thuhej në dokumentar. Ajo që u vu re qartazi në historikun e PD-së ishte ‘fshirja’ e Lulzim Bashës dhe glorifikimi i figurës së Berishës. Historia e PD-së fillonte me themelimin deri ne 2005, heshtje më pas për periudhën 2013-2023 kohe kur PD-ja drejtohej nga Lulzim Basha, me pas përfshirja në dokumentar i Rithemelimit të Sali Berishës. Në dokumentar shfaqeshin disa sekuenca fotosh te Enkelejd Alibeajt duke e cilësuar si paterice dhe të shitur tek Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë