Politike

Berisha humbi jo vetëm bashkitë, por Meta i mori edhe një numër të konsiderueshëm këshilltarësh

Sali Berisha në betejën e shifrave të votave, po synon të shmangë një tjetër debat brenda demokratëve dhe opozitës. Dhe ai është i fitimit të gati gjysmës së vendeve të këshilltarëve për partinë e Ilir Metës.

Fakti është se në listat e këshilltarëve fitues, që në të gjithë Shqipërinë janë 297, 45 % e tyre i takon Partisë së Lirisë së Ilir Metës. Ndërsa pjesa tjetër janë Komisionit të Rithemelimit të PD-së të Berishës dhe të partisë tjetër aleate PBDNJ-së. Janë 163 këshilltarë të propozuar nga Berisha dhe 134 i përkasin partisë së Metës.

Në shumicën e bashkive, Berisha do të varet nga qëndrimi që do të mbajë Meta në të ardhmen në aksionin e të bërit opozitë. Në bashkitë kryesore të vendit, Partia e Metës do të ketë më shumë këshilltarë se sa grupimi Berisha.

Për shembull në Tiranë, Meta do të ketë 8 këshilltarë, ndërsa Berisha vetëm 7. Në Durrës Berisha 7, ndërsa PL 6, Elbasani Berisha 5 këshilltarë, ndërsa PL 7, në Shkodër Berisha 9, ndërsa PL, në  Korçë Berisha 4, PL 5, në Fieri Berisha 2 dhe PL 5, ndërsa Vlorë Berisha 4 këshilltarë, ndërsa Partia e Lirisë 5 mandate. Ndërkohë që PD-ja zyrtare ka marrë gjithsej 126 këshilltarë në shkallë vendit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë