Sali Berisha në betejën e shifrave të votave, po synon të shmangë një tjetër debat brenda demokratëve dhe opozitës. Dhe ai është i fitimit të gati gjysmës së vendeve të këshilltarëve për partinë e Ilir Metës.
Fakti është se në listat e këshilltarëve fitues, që në të gjithë Shqipërinë janë 297, 45 % e tyre i takon Partisë së Lirisë së Ilir Metës. Ndërsa pjesa tjetër janë Komisionit të Rithemelimit të PD-së të Berishës dhe të partisë tjetër aleate PBDNJ-së. Janë 163 këshilltarë të propozuar nga Berisha dhe 134 i përkasin partisë së Metës.
Në shumicën e bashkive, Berisha do të varet nga qëndrimi që do të mbajë Meta në të ardhmen në aksionin e të bërit opozitë. Në bashkitë kryesore të vendit, Partia e Metës do të ketë më shumë këshilltarë se sa grupimi Berisha.
Për shembull në Tiranë, Meta do të ketë 8 këshilltarë, ndërsa Berisha vetëm 7. Në Durrës Berisha 7, ndërsa PL 6, Elbasani Berisha 5 këshilltarë, ndërsa PL 7, në Shkodër Berisha 9, ndërsa PL, në Korçë Berisha 4, PL 5, në Fieri Berisha 2 dhe PL 5, ndërsa Vlorë Berisha 4 këshilltarë, ndërsa Partia e Lirisë 5 mandate. Ndërkohë që PD-ja zyrtare ka marrë gjithsej 126 këshilltarë në shkallë vendit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje