Politike

7 deputetë kundër kreut të ri të PD, Bardhi thërret Këshillin Kombëtar

Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin Kombëtar pas kërkesës së 7 deputetëve që kishin mbledhur firmat e 276 anëtarëve për të ndërprerë procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së thirrur më 29 korrik.

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, tha Bardhi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë