Politike

Meta në zyrë me Berishën, flet për protestat dhe Bardhin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me ish-kryeministrin, Sali Berishën.

Takimi vjen një ditë pasi Meta depozitoi kërkesën në KQZ për regjistrimin e kandidatit të Berishës, Emri Vata, në zgjedhjet për Bashkinë Kukës nën logon e “Bashkë Fitojmë”.

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës zhvillohen më 24 shtator.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që partia më e madhe e opozitës është ajo e drejtuar nga Ilir Meta për shkak se koalicioni “Bashke fitojmë” dhe kandidatët e Sali Berishës kane marrë 18% të votave në 14 maj, ndërsa PD vetëm 7%.

LEXO EDHE:
Kandidati i Berishës, nën logon e Metës, pasi KAS rrëzoi Rithemelimin në zgjedhjet e Kukësit

Si rrjedhojë Partia e Lirisë do të marrë më shumë komisionerë e më shumë fonde se sa partia e drejtuar nga Lulzim Basha.

Pas takimit, Meta tha se përshëndet përpjekjet e opozitës për të unifikuar aksionin opozitar.

Ai tha se fokus do jetë kthimi i llogaridhënies, ndërsa paralajmëroi edhe protesta.

“Jemi në këto rrethana kur skandalet e qeverisë, korrupsioni mbivendosen njëri me tjetrin, problemet ekonomike rëndohen dhe që sjellë fenomenin e largimit. Është detyra e opozitës në rivendosjen e Shtetit të së Drejtës, Demokracisë dhe llogaridhënies. Kjo përfshin angazhimin parlamentar. Përshëndes çdo përpjekje për të unifikuar potencialin e opozitës. Jemi në kontakt me të gjitha grupet e interesit. Jemi kudo ku kërkohet angazhimi dhe kontributi. Dega e PL-së në Kukës ka qenë aktive. Deputetët tanë janë çdo ditë në vijën e parë të ballafaqimit me këtë regjim.

Asnjë diskutim që do të ketë dhe data protestash, po nuk është kjo më e rëndësishmja. Nuk jam këtu për t’u marr me procedurat teknike, opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për t’i dhënë përgjigje të gjithave këtyre sfidave që kanë sjellë një situatë kaq të rënduar”, tha Meta.

A mund të ishte Gazment Bardhi kandidat për Kryeministër në 2025? Ishte nje nga pyetjet nga media

“Nuk jemi këtu për t’u marr me këto çështje, jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë