Politike

Tërhiqet PS/ Bardhi, deputetëve: Hajdeni në seancë rregullisht, vendimi i përjashtimit është anuluar

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anuluar vendimi I përjashtimit të tyre nga seanca. “Të nderuar kolegë, Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar” thuhet në mesazhin e Bardhit dërguar  kolegëve.

Më herët, 23 deputetët e përjashtuar kishin njoftuar se do të futeshin në seancën e pasdites, pavarësisht e sekretariati i Kuvendit u kishte njoftuar se nuk u kishte mbaruar ende afati i penalizimit.

Por një mesazh i mesditës ka ndryshuar gjithçka. Duket se mazhoranca është tërhequr nga vendimi i mëparshëm duke mos krijuar konflikte të padobishme në Kuvend. Të paktën ndaj ana e saj.      


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë