Politike

Rama mbledh grupin: PS do zbatojë rregulloren, opozita të bëjë punën e vet

Paraditen e të hënës, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar një mbledhje ku është diskutuar në lidhje me tensionet në seancën e kaluar në Kuvend ku u përjashtuan 23 deputetë të opozitës.

Bllokimin e Kuvendit nga demokratët, socialistët e quajtën një shkelje të rregullores.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në mbledhjen e grupit, ka njoftuar se PS duhet të vazhdojë të zbatojë rregulloren dhe të jetë e unifikuar në çdo situatë.

Sa i përket opozitës është shprehur që të lihet të vazhdojë punën e saj.

“Vazhdojmë të respektojmë rregulloren. PS duhet të jetë e unifikuar në çdo situatë. Opozita të vijojë punën e saj”, mësohet të ketë thënë kryeministri Rama në mbledhje


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë