Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anuluar vendimi I përjashtimit të tyre nga seanca. “Të nderuar kolegë, Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar” thuhet në mesazhin e Bardhit dërguar kolegëve.
Më herët, 23 deputetët e përjashtuar kishin njoftuar se do të futeshin në seancën e pasdites, pavarësisht e sekretariati i Kuvendit u kishte njoftuar se nuk u kishte mbaruar ende afati i penalizimit.
Por një mesazh i mesditës ka ndryshuar gjithçka. Duket se mazhoranca është tërhequr nga vendimi i mëparshëm duke mos krijuar konflikte të padobishme në Kuvend. Të paktën ndaj ana e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje