Politike

Pakti i parë PS-PD Rithemelimi / Konferenca e Kryetarëve zgjat pak minuta, zbardhet dokumenti për komisionet hetimore

Ka zgjatur vetëm pak minuta konferenca e kryetarëve e mbledhur në orën 16.00.

PD e Rithemelimit dhe PS ranë dakord për ngritjen e dy komisioneve hetimore; koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave nga TIMS.

Paraprakisht u zbardh edhe dokumenti për hetimoret, për të cilat ishte rënë dakord mes Bledi Çuçit dhe Gazment Bardhit

Në dokument propozohet që komisioni  hetimor të ketë 15 anëtarë, 6 nga grupi i PD dhe 8 nga grupi i PS, ndërsa afati i tij të jetë për një periudhë kohore 4 mujore.

Gazment Bardhi është shprehur më herët se negociatat kanë vijuar në kërkim të gjetjes së një dialogu por jo një marrëveshje. Ndërkohë brenda PD-së ka pasur diskutime nëse duhej negociuar me PS-në me aq pak, krahasuar nga kërkesat fillestare. Nga ana e PS-së ka folur vete kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka deklaruar se PS-ja nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se ajo është tre hapa para në cdo negociatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë