Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi konfirmoi se mes mazhorancës dhe opozitës ka pasur dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Në një deklaratë për mediat, pas mbarimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Çuçi tha se janë adresuar problematikat për të vijuar me komisionet.
“Një komision për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS. Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje