Ka zgjatur vetëm pak minuta konferenca e kryetarëve e mbledhur në orën 16.00.
PD e Rithemelimit dhe PS ranë dakord për ngritjen e dy komisioneve hetimore; koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave nga TIMS.
Paraprakisht u zbardh edhe dokumenti për hetimoret, për të cilat ishte rënë dakord mes Bledi Çuçit dhe Gazment Bardhit
Në dokument propozohet që komisioni hetimor të ketë 15 anëtarë, 6 nga grupi i PD dhe 8 nga grupi i PS, ndërsa afati i tij të jetë për një periudhë kohore 4 mujore.


Gazment Bardhi është shprehur më herët se negociatat kanë vijuar në kërkim të gjetjes së një dialogu por jo një marrëveshje. Ndërkohë brenda PD-së ka pasur diskutime nëse duhej negociuar me PS-në me aq pak, krahasuar nga kërkesat fillestare. Nga ana e PS-së ka folur vete kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka deklaruar se PS-ja nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se ajo është tre hapa para në cdo negociatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje