Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se zgjedhjet e 14 majit janë test për qëndrimet e mbajtura gjatë këtij viti dhe në bazë të rezultatit partia do t’i nënshtrohet një procesi ristrukturimi.
“Dua të bëj të qartë një gjë, ajo që është linja politike e PD është se të gjithë ata deputetët, anëtarë Kryesie, kandidatë, kryetarë degësh, përfaqësues të Këshillave Bashkiakë duhet të kenë një qëndrim të qartë dhe të saktë tek vota dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Ky është rregull statutor i PD-së. Por nëse duam të jemi në një shoqëri të lirë dhe të respektojmë lirinë e individit secili mund të zgjedhë rrugën e vetë, duke bërë përllogaritjet e tij të kostove dhe përfitimeve të qëndrimit politik. Ajo që është e rëndësishme është ajo që do ndodhë me PD pas këtyre zgjedhjeve, për të marrë vlerësimin e qytetarëve në lidhje me qëndrimin që kemi mbajtur deri tani për një vit e gjysmë. Partia Demokratike do të testohet dhe pas 14 majit PD është e detyruar për shkak të statutit dhe të ngjarjeve që të futet në një proces ridimensionimi dhe riorganizimi të kulturës së bërit politikë”, tha Alibeaj.
Pse Alibeaj nuk garoi në 61 bashkitë me emra kandidatësh?
“Duke parë secili situatën në degën e vet, në bashkinë e vet, do të ishin ata në analizë të fundit që do të vlerësonin nëse do të ishte më e dobishme për ta dhe për Partinë Demokratike që të merrnin përsipër kandidimin për kryetar bashkie apo jo dhe çfarë do të ishte pozicioni i strukturave lart, kryesia e me radhë, do të ishte t’i bindeshin, të pranonin atë zgjedhje që do të bënin degët poshtë,” u përgjigj ai
Alibeaj tha se në këtë hapësirë vlerësimi rezultoi se jo të gjithë krerët e degëve morën përsipër kandidimin për kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje