Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka dënuar dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Sali Berishës në protestën e të shtunës, të cilët shqyen dyert duke u futur brenda partisë.
“MB është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e PD. I bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin dhunën. Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike & ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale” mbyllet reagimi i ambasadës britanike në Tiranë.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë. Në një reagim në rrjetet sociale, delegacioni i BE-së bën thirrje për të shmangur aktet e dhunës.
Sipas tyre, në politikë nuk duhet të ketë vend për dhunë, ndërsa BE thekson se Shqipëria ka nevojë për opozitë solide.
“Delegacioni i Bashkimit Europian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ruajnë qetësinë dhe vetëpërmbajtjen. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullrt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e personave të pranishëm
Sipas zyrës së delegacionit të BE në Tiranë,”rruga e integrimit të Shqipërisë në BE, ka nevojë për opozitë solide që kontribuon për axhendën e reformave të vendit për t’iu përgjigjur aspiratës së shqiptarëve që dëshirojnë të shikojnë Shqipërinë në BE”, – thuhet në një deklaratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje