Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës së thirrur nga Sali Berisha përpara selisë së PD-së, që të tërhiqen nga dhuna ose do të mbajnë përgjegjësi.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane në Tiranë, thotë se SHBA-të janë të shqetësuara për tensionin e krijuar mes militantëve në selinë e PD.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit”.
Kim, i bën thirrje “organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi” shkruan ambasadorja amerikane në Tiranë.
Apeli I Kim vjen pas shqyerjes së dyerve të selisë së PD nga ana e militantëve që janë mbledhur për të protestuar këëtë të shtunë për shkarkimin e krydemokratit Lulzim Basha.
The U.S. is deeply concerned with rising tensions at the Democratic Party headquarters building and protestors' use of force. We call on protest organizers to reject violence and exercise calm. Those inciting violence or undermining the rule of law will be held accountable.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 8, 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje