Pas një letre publike dhe paraqitjes vetë në dyert e gjykatës së Apelit nga disa deputetë të grupit “Alibeaj”, gjykata është vënë në lëvizje, por për nje tjeter padi të Alibeajt për kuvendin e fund dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha.
“Në datë 3 Nëntor 2022, ora 10:30, do të gjykohet çështja me kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit datë 18.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Trupi gjykues që e shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.
P.s. Kjo çështje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 17.07.2021”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Dy ditë më parë Dashnor Sula me tre deputete të tjerë të PD-së thanë për mediat se Apeli nuk e kishte në axhendë që të fuste cështjen për shqyrtim edhe pse sipas tij kësaj gjykate i duhet vetëm një orë për të marrë vendimin.
Reagimi i Gjykates erdhi edhe pas nje takimi qe ambasadoret zhvilluan me nje pjese te PD-se ku dukshem ishin shmangur deputetet e Rithemelimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje