Në datë 3 nëntor Gjykata e Apelit ka njoftuar se do të shqyrtojë ankimin nga pala e PD ndaj një vendimi të marrë në datën 18 mars të këtij viti.
Trupi gjykues që e shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.
Jo më kot, Gjykata e Apelit sqaron në fund te njoftimit se kjo çështje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 17.07.2021 nën drejtimin e Lulzim Bashës.
Për të kuptuar se sa rëndësi ka ky vendim le t’i kthehemi procesit të ndjekur deri më tash (sipas datave që specifikon Apeli) dhe mbi të gjitha vendimeve që mori Kuvendi i thirrur nga Basha.
Gjyqtarja Blerina Muça pranoi në 18 mars të 2022 kërkesën e bërë nga Gazmend Bardhi për njohjen e ndryshimeve në statutin e PD të miratuara në 17 korrik 2021, vendim i cili u ankimua më pas nga vetë Bardhi që kërkoi bashkëngjitjen e ndryshimeve të vendosura nga Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha më 18 dhjetor. Pikërisht këtë proces do të shqyrtojë edhe Apeli.
Në rast se Apeli (sipas agjendës së bërë publike) do të pranojë ankimin e PD-së për të bërë bashkë ndryshimet statutore të miratuara ne dy kohe te ndryshme nga organet e thirrura nga Lulzim Basha, atëherë automatikisht lind pyetja se çfare do te bëhet me ndryshimet e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës të regjistruara po me një tjetër vendim nga gjykata e Shkallës së Parë nga gjyqtari Agron Zhukri.
Jo vetëm kaq. Një vendim i Apelit që prevalon mbi atë të shkalles së parë (në mos zhbërjen) do të shërbente si precedent për ankimin tjeter te depozituar nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit te Agron Zhukrit.
Bashkëngjitja e ndryshimeve statutore dhe vendimeve të Lul;zim Bashes në dy kohë të ndryshme do të perfshinte edhe vendimet që u morën në Kuvendin e fund dhjetorit
Cili ishte vendimi më i rëndësishëm? Ai që lidhej direkt me Sali Berishën si i shpallur non grata.
“Shpallja non grata nga qeveria e SHBA është e papajtueshme me cdo funksion drejtues në PD”, thuhet në vendimin e Kuvendit të fundit të thirrur nga Lulzim Basha mbajtur më 18 dhjetor 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje