Politike

Arrestimet e komisionerëve, Kim në Twitter: Edhe një gur!

Për lëshimin e 22 urdhër-arresteve në kuadër të hetimeve nga SPAK për dosjen e zgjedhjeve “339”, reagoi edhe Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.    

“Puna e SPAK për çështjen 339 fillon të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur!”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.

Nga politika në vend reagimet kanë qënë të ndryshme. Nga PS ka folur Rama duke kërkuar depolitizim në zgjedhje, Presidenti Meta nënvizon ndëshkim maksimal dhe për të gjithë, ndërsa PD-ja ka shfaqur rezervat e veta për këto lëvizje, duke kërkuar nga SPAK që hetimi të fillojë nga koka dhe jo nga bishti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë