Presidenti i ri i Republikës Bajram Begaj ka bërë sot pasdite betimin përpara Kuvendit të Shqipërisë. “Nevojitet unitet më shumë se çdo herë, për të siguruar vitalitetin e kombit tonë”, ka qenë ndër të tjera, një nga mesazhet e Begajt në fjalimin e tij, pas betimit.
Ai shtoi se është përgjegjësi që ai vjen në këtë post një moment historik siç është ai i çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu u shpreh se misionin e ri që i është besuar do ta kryejë mbi palët dhe nuk do të qëndrojë neutral ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit.
Bajram Begaj mbërriti në në sallën e seancave plenare të Kuvendit, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët dhe është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Kjo e fundit, më pas, ka bërë edhe shoqërimin e tij drejt Presidencës.





Për të ndjekur betimin e Begajt, të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe krerët e komuniteteve fetare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje