Ambasadorja Yuri Kim nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Presidenti Bajram Begaj. Arsyeja është se Kim nuk ndodhet në Shqipëri.
Megjithatë, Ambasadorja e ka përshëndetur betimin e Begajt në Kuvend.
“Urime Bajram Begajt në betimin si Presidenti i ri i Shqipërisë. Mirëpresim të punojmë bashkë me Presidentin Begaj për të forcuar bashkëpunimin e fortë SHBA-Shqipëri, forcuar demokracinë në Shqipëri dhe të mbrojmë paqen dhe sigurinë si aleatë në NATO”, shkruan Kim.
Edhe Përfaqësia e OSBE-së në Tiranë ka uruar Begajn.
“Urimet më të mira Bajram Begajt, i cili nis sot mandatin si President i Shqipërisë, institucionit të ngarkuar me përgjegjësinë madhore të përfaqësimit të unitetit të popullit. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri pret me kënaqësi një bashkëpunim të ngushtë e domethënës. Përshëndesim Presidentin në largim Ilir Meta dhe ekipin e tij dhe u urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në mesazh.
Gjatë ditës Bajram Begaj ka marrë urime nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe figura të tjera politike ndërkombëtare. Mesazh urimi për zgjedhjen e tij ka shprehur edhe Presidenti kinez, Xi Jinping.
Pas votimit në Kuvend, Begajn e uroi veç të tjerëve edhe Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandër Vuçiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje