Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u fokusua tek një tjetër çështje seancën e të enjtes, atë të 21 janarit dhe konkretisht publikimin e një audio-përgjimi për atë ngjarje duke i bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet.
“ …Një audio regjistrim që zbardh më në fund të gjithë kronologjinë e urdhër dhënies për vrasjen, masakrën shtetërore të 21 janarit. S’e kam bërë kurrë diçka që historikisht e bëni ju dhe do vendos për publikun gjithë këtë material që është publikuar i gjithi mbrëmë dhe uroj e shpresoj, i bëj thirrje prokurorisë që më në fund këtë çështje ta hetojë.
“Dashamir thotë komandanti, gati për zjarr ushtarak. Dashamir ju kuptova. Gati luanët. Të mbahen armët, gati për zjarr”.
Nëse secili prej jush e ka zemrën në vendin e duhur, mendjen në vendin e duhur si ka mundësi që komandanti i Gardës, sapo del nga zyra e Berishës jep urdhër për të asgjësuar popullin opozitar që protestonte në shesh. Për të qëlluar trupat dhe pastaj vjen momenti kur thotë Ndrea Prendi ky është urdhri dhe qëllohet nga pistoleta e automatiku. Zjarrin luftarak mund ta bësh në Afganistan, por jo në bulevard. Këtë duhet ta marrë prokuroria se më në fund ka audio të të gjithë asaj që ka ndodhur.
Ka prova që janë paguar dhe kur doli zotëria dhe tha që këto para i mblodha nga shqiptarët e diasporës në Amerikë, në fund rezulton se këto para janë dhënë nga një qytetar rus që sipas dokumenteve është një biznesmen rus që merr tendera nga Kremlini. Mos bëni budallaqet që keni bërë në zgjedhjet e tjera por një gjë është e sigurt, më 14 maj ju pret një rezultat që se keni parë kurrë”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje