Politike

Bardhi i përgjigjet Berishës: Logo e demokratëve është vetëm e PD

Pas prezantimit të Sali Berishës të kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se logo e demokratëve është vetëm e PD.

Në një reagim zyrtar, Bardhi shtoi se nuk ka logo tjtër që i përfaqëson demokratët përveç saj të PD. “Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur ‘Non Grata’ logon e PD, ka dështuar në 18 dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin, nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD”, – tha ai.

Koalicioni i Komisionit të Rithemelimit me LSI-në në zgjedhjet e 6 marsit për 6 bashki, sipas Bardhit është shtojcë e LSI, “në shtëpinë e tyre të përbashkët non-grata”.

“Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. ‘Shtëpia Non-Grata’ i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 mars, kush zgjedh ‘Shtëpinë Non-Grata’, ka zgjedhur Edi Ramën”, – deklaron Bardhi.

Më herët, Sali Berisha deklaroi se 6 kandidatët fitues të primareve, do të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme vendore në një koalicion me LSI-në që do të quhet “Shtëpia e Lirisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë