Konferenca e përbashkët e Sali Berishës me 6 kandidatët që u votuan nga primaret e së dielës doli me dy konkluzione:
Së pari; kandidatët do të dalin në siglën e një koalicioni përfshi edhe LSI me logo te re, me argumentin se “ajo e PD-së është konfiskuar nga Rama” dhe emri i saj do të jetë ‘Shtëpia e Lirisë”.
Berisha nuk konfirmoi se sa parti do të jenë në koalicion, duke i konsideruar bisedimet në vijim dhe në përputhje me modalitetet që përcakton ligji
“Si koalicion, Pa diskutim po. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që ka ligji, sepse ligji ka ca modalitete absurde. Po negociohet me parti të tjera. Ka një përcaktueshmëri ligjore sa duhet të jenë, se nuk mund të jenë më shumë, po merret një grup me këtë çështje… Ky është një revolucion, nuk regjistrohen me një logo. Koalicioni do të quhet Shtëpia e Lirisë. Do të ketë logon e vetë. Gjë e cila është normale në çdo koalicion, logoja nuk është më e partisë por e koalicionit. E them këtu. Logoja është një konfiskim nga narko-shteti dhe Edi Rama do e paguajë shtrenjtë”, tha Berisha.
Së dyti në garë janë kandidatë që përfaqësojnë e PD-në qysh prej themelimit të saj përjashto Ardian Mukën që tha se kishte 15 vite aktive në PD.
Në konferencën për shtyp një prej kandidatëve ai për Dibrën Përparim Kryemadhi pranoi se ka lidhje farefisnore me Monika Kryemadhin por qartësoi gjithashtu se ai është anëtar i PD-se qysh prej themelimit të saj duke renditur funksionet shkallë pas shkalle deri në nënkryetar e PD-së së degës.
Konferenca për shtyp konfirmoi gjithashtu se Berisha është në kontakt me pjesën e larguar nga PD-ja, teksa u pyet nëse Jozefina Topalli konkretisht do të angazhohet në Shkodër në mbështetje të Bardh Spahisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje