Politike

Replikat në Kuvend- Bardhi ka shumicën si kryetar grupi, i dërgon një shkresë të dytë Nikollës, Felaj: E konsideroj të ezauruar, Bardhi kryetar

28 deputetë të opozitës kanë zgjedhur Gazment Bardhin si kreun e grupit parlamentar të PD-së.

Deputetët e opozitës i kanë dërguar të enjten një shkresë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku konfirmojnë Bardhin si kreun e grupit të PD-së.

Deputetët që kanë firmosur janë Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Flamur Hoxha, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Isuf Celaj, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj, Qani Xhafa, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Sorina Koti, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu dhe Zheni Gjergji

Deputetet firmetare per Gazment Bardhin kryetar i grupit

Në listë nuk përfshihen disa deputetë mbështetës të Sali Berishës pasi ata zyrtarisht nuk figurojnë në protokollin e Kuvendit si deputetë të PD-së pas vendimeve të mëparshme që janë ndërmarrë nga struktura e drejtuar nga Basha. Që do të thotë se Lulzim Basha numëron deri më tash vetëm 10 deputetë që e mbështesin

Basha, ndërkohë ka dërguar një shkresë pranë kryetares së Kuvendit ku zëvendëson Gazment Bardhin me Flutura Açka si kryetar grupi.

Ai ka bërë zëvendësime edhe në kryesinë e grupit duke hequr Ervin Salianjin si nënkryetar dhe zëvendësuar me Kreshnik Çollakun.

Vetëm një ditë më parë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve u paraqiten si Bardhi ashtu edhe Açka si kryetar grupi të PD-së.  

Në fillim të seancës pati edhe replika për këtë cështje.

“Shkresa mban datën e sotme, është paraqitur para seancës. Vërehet re që ka një replikë me kryetaren për çështjen e qëndrimit që kryetarja e kuvendit do të shpreh të formësuar mbi diskutimet mbi grupin. Këtë nuk e konsiderojmë një njoftim për ta lexuar në Kuvend”, tha nënkryetarja e Kuvedit, Ermonela Felaj.

“E para, ju nuk çmoni dot njoftimet Grupit të PD, detyra juaj është të lexoni njoftimet. Nuk ka asnjë replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren. Se kuptoj pse s’keni guxim ta lexoni. Thuhet në mbledhje është marrë ku vendin: Ju duhet të lexoni vendimin e grupit, s’kemi bërë replikë me kryetaren e Kuvendit. E kemi paraqitur sipas rregullores. Jeni e detyruar ta lexoni. Nuk jeni ju që interpretoni vendimet tona, ju thjesht informoni seancës”, replikoi Bardhi.

“Nuk i takon kryetarit të Kuvendit të merret me qëndrimet e anëtarëve që i përkasin formalisht kryetarit të Grupit të PD-së. Kuvendin në një situatë të paprecedent po e fusni ju me veprimet e njëpasnjëshme. Kryetarja ka vendosur t’iu nxisë ju që të zgjidhni problemet tuaja të brendshme. Kryetarja e Kuvendit ka mbajtur qëndrim për këtë çështje dhe nuk kemi pse mbajmë asnjë qëndrim”, tha Felaj. Më pas folën edhe deputetët Sula, Shehu, Paloka dhe Berisha duke e cilësuar një akt të papërgjegjshëm të mazhorancës, pasi rregullorja e Kuvendit e përcakton qartë se atë e vendos grupi kryetari

“Nuk mundet që njëra palë t’i diktojë palës tjetër përfaqësimin”, tha ndër të tjera Berisha  

“Je interpretuese shumë e keqe e rregullores së Kuvendit. Mazhoranca juaj është selektive në çdo kohë për të interpretuar rregulloren e Kuvendit sipas oreksit tuaj. Keni një diferencë në raport me grupin tuaj parlamentar. Mjafton vetëm një nen i rregullores së Kuvendit. Nuk janë statuti i PD-së e as PS-së. Vetë rregullimi bëhet sipas trupës së grupit parlamentar të deputetëve. Edhe nëse do të krijosh një grup parlamentar do të duhet të krijohet 6 muaj. Kemi një grup që nga 9 shtatori dhe është ky grup parlamentar. Edhe me fillimin e çdo sesioni kryetar i grupit parlamentar në mbledhjen e tij zgjedh kryesinë. Në trupa e deputetëve të opozitës ju pëlqen apo nuk ju pëlqen ju ne kemi një kryetar të grupit parlamentar. Mund ti referohem edhe shkresës së PS-së, votoi trupa e deputetëve të PS-së dhe zgjodhët kryetarët. Turp është për ne, po ju i keni përhapni probleme Kuvendit” iu drejtua Dashnor Sula- Felajt. Ne fund te debatit, Felaj sqarpo edhe njehere se nuk do të merrt me këtë çeshtje dule lene te kuptohet se Bardhi eshte kryetar i grupit sa kohe qe nuk ka ndryshuar asgje ne perberje grupesh.

“Tani shkresa që i është dërguar kryetares së Kuvendit, nuk është një njoftim për ndryshimin e kryesisë së grupit parlamentar, por më parë se të lexoj atë që keni shkruar, do u lexoj nenin 16, i cili thotë ‘për zgjedhjen e kryesisë dhe çdo ndryshim të mëvonshëm vihet në dijeni kryetari i kuvendit’.

Kjo shkresa që mban titullin ‘njoftim’, vetëm njoftim nuk është as nga forma, por është hartim, thotë: grupi parlamentar i PD diskutoi mbi situatën e paprecedentë të krijuar nga ju, lidhur me kryesinë e grupit tonë’.

E çfarë do me thënë kjo? Është njoftim?

Dhe vazhdojmë: për këtë arsye, ne deputetët anëtarë të grupit të PD, ju konfirmojmë, nuk e di nëse keni bërë ndonjë ndryshim, se kryetar është Bardhi, dhe nuk ka nevojë fare aty ku gjërat nuk kanë ndryshuar t’i bëhet njoftim Kuvendit. Që të jeni të qartë me veten, folën deputetë jashtë grupit dhe për një çështje të grupit nuk kishin pse të flisnin apo të kërkonin fjalën.

Kuvendi i gatshëm të veprojmë komform rregullave, ndaj deputetët e opozitës që janë pjesë formalisht të grupit parlamentar të PD, thirrini arsyes dhe bëjini vetë rregullimin brenda grupit tuaj, s’mund t’i bëjë Kuvendi.

Nuk mund ta bllokoni Kuvendin me çështje të brendshme.

Nuk zgjedhim ne grupin tuaj, as sa vetë keni në grup që duhet të jetë jo më pak se sa 7, nëse bien në këtë do të thotë se skam më një grup.

Ne kemi të njëjtat grupe parlamentare dhe deputetë jashtë grupeve parlamentare. Zgjidhini vetë Bardhi.

E konsideroj të ezauruar, çfarë ka Kuvendi për të njohur këtu që konfirmojnë se kreu i Grupit është Gazment Bardhi, çfarë ka këtu si njoftim të ri, s’ka njoftim të ri dhe kjo u mbyll.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë