Një ditë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim njoftoi se njihte Enkelejd Alibeajn jo vetëm si drejtues i grupit parlamentar, por edhe kryetar i komanduar i PD-së.
Sali Berisha në anën tjetër nuk humbi kohë. Ai mblodhi Komisionin e Rithemelimit për të treguar se as nga ana e tij nuk ka hap pas.
“Kryetari i PD-së u shkarkua me datën 11 dhjetor me 4446 votat e delegatëve dhe 44 mijë votat e anëtarëve të saj në 18 dhjetor. Përveç anëtarëve të PD-së me votën e lirë, asnjeri cilidoqoftë ai, as guvernatorja as ‘Zeusi’ Rama nuk kanë tagër për të emëruar kreun e PD.
Një shkelje flagrante e Konventës së Vjenës. Kurrë as kryetarin dhe as kryesinë nuk do të mund të caktojë kush për këtë parti, veç anëtarësia e saj.
Ai (Alibeaj) është kryetar i grupit parlamentar. Natyrisht grupi parlamentar drejtohet nga kryesia e grupit. Kërkesa e vetme është kjo, që vendimet për drejtimin e grupit që është politik, të merren nga kryesia. Në raste të caktuara Komisioni i Rithemelimit mund të ndërhyjë në raste të caktuara, por vija politike është e qartë…”, tha Berisha pas mbledhjes së komisionit të Rithemelimit. Berisha pati një kusht edhe për Ramën lidhur me kandidaturën për President, kur tha se futtë ne diskutime vetëm nëse Rama nuk sjell propozim nga PS-ja
“PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse ai vendos që presidentin ta propozojë opozita, atëherë do të nisim konsultimet dhe do të përcaktohet vendimi”, tha ai. Berisha tha gjithashtu se kishin filluar edhe diskutimet konkrete për procesin e riorganizimit në parti, proces që do të mbyllet në datë 30 prill.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje