Edi Rama i mbylli plotësisht dyert e presidencës për Lulzim Bashën, të paktën jo me votat e Partisë Socialiste.
Kryeministri nënkuptoi se hedhja në qarkullim e emrit të Lulzim Bashës si kandidat për President, që do të propozohet nga Edi Rama është një skenar i Sali Berishës.
“Basha mund të behet President me votat e kësaj shumice aq sa Berisha mund të fitojë çmimin Oscar”, deklaroi ai.
Gjithsesi, Rama nuk përjashtoi negociatat me opozitën në Kuvend, qoftë ajo pjesë që mbështet Bashën, qoftë pjesë që mbështet Berishën.
“Kemi një skuadër të mandatuar për të hapur një kanal komunikimi me forca grupe dhe individë në parlamentin e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër, që është me copa dhe çika”, vijoi ai.
Në fund, një mesazh, që nuk përjashton votimin e një emri vetëm me votat e socialistëve.
“Problemi ynë më i madh vetvetja, kundërshtarët janë një problem që të paktën për momentin nuk ekziston. Kemi hapur një proces të brendshëm dhe ne kemi për herë të parë që PS i ka votat dhe nuk jemi të varur nga të tjerët”, deklaroi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje