Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka njoftoi të premten mbasdite se janë 207 anëtarë të Këshillit Kombëtar që do të votojnë për dy nënkryetarët e partisë, Sekretarin e Përgjithshëm dhe sekretariatin.
E ndërsa Paloka u fokusua në çështje organizative, ai që foli politikisht për aksionin e ardhshëm të opozitës, ishte Sali Berisha.
“Qytetarët kërkojnë nga ne që të mos pranojmë kurrë që Edi Rama, ky vasali i Vuçiçit, ku Duman i qeverisë të mos shkelmojë mbi gjakun e 10 mijë fëmijëve, grave, burrave në Kosovë dhe nuk po flasim këtu në vitet 1974, as për vitin 1912-1913, as në 45-ën, por të gjitha këto në vitin 98-99.
Ka një thirrje për çdo shqiptar t’i dalim zot interesit kombëtar. Pikërisht se nuk është mbrojtur ky interes Shqipëria është rrokullisur dhe rrokulliset çdo ditë. Ju jini forumi udhëheqës i PD, është e domosdoshme që në parti të fillojë që nesër një debat për këto zhvillime.
Partia duhet të dalë në fushë betejë. Nuk mundet kurrë kush të loz me fatet e shqiptarëve, nuk mundet kurrë kush ta shndërrojë Tiranën në Beogradin e vogël, nuk mundet kurrë kush që të mbajë në këmb një parlament që nuk dënon krimet në Kosovë. Çfarë presin patriotët shqiptar të thuhet më shumë se nuk pranojmë dënimin e krimeve në Kosovë se nuk na lejon Vuçiçi me Ballkanin e Hapur.
Situata është emergjente, unë e kuptoj që partia ka konsumuar energji në procesin e brendshëm, por në këtë proces pavarësisht presioneve u rikonfirmuam mbi 44 mijë luftëtarë, të cilët iu përgjigjën çdo thirrje të PD-së.


E kam thënë dhe e them, kjo është një shifër shumë e madhe dhe është ndër më të mëdhatë për një Parti Demokratike.
Ndaj sot votojmë këtu dhe nesër ftoj drejtuesit, apo kërkoj nga drejtuesit e degëve të mbledhin me urgjencë seksionet dhe të zhvillojnë një debat të hapur me këto çështje. Ne kemi sot një anëtarësi me ideale të larta, të gatshme për t’iu përgjigjur çdo sfide”, tha ai.
Berisha nënvizoi se beteja duhet të jetë e afërme.
“…Nuk do pranojnë kurrë këtë shkelmim përpara botës së qytetëruar, të interesave të shqiptarëve. Ata që mohojnë gjenocidet, janë kriminelë. Ndaj dhe ne, duhet të ngrihemi sa më shpejt, dhëmbë për dhëmbë deri në triumfin e interesit tonë kombëtar dhe vlerave demokratike. Nëse do vazhdojmë kështu, do rikthehet Druzhe Sandri, si dikur Druzhe Tito. Sandri është një kriminel, që vendin e ka në Hagë. Dhe jo promotor i projekteve ruse dhe serbomadhisë në Ballkan. E mbyll këtë fjalë timen, duke shprehur besimin më të madh tek ju, tek mbarë anëtarët e PD-së se në këto rrethana, do i përgjigjemi me vendosmërinë më të madhe kushtrimit që buron sot nga shpirti zemra e çdo shqiptari që e do këtë vend”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje