Myslim Murrizi ishte i vetmi anëtar në Këshillin Kombëtar që foli ashpër. Ai kritikoi procesin e zgjedhjes së Kryesisë së re. Sipas tij, vota ishte e orientuar.
“Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet ëhatsapp jemi të pabesueshme para demokratëve. Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushtet unë them se nuk e kemi kaluar lumin.
Sa nga këta të votuarit nëpërmjet Whatsappit, bëjnë atë që thotë doktor Berisha, sjellin njerëz për të dalë në protestë këtu. Janë burra të mirë, gra të mira? Sa të duash. Janë përfaqësues? Zero!
Janë të mirë për çfarë, për krushq? Çfarë janë këta që kandidojnë për në Kryesi kandidojnë prapë për në sekretariate. Me të njëjtët njerëz?
Më thonë njerëzit: “A vetëm me Lulin dhe Gazin e ke pasë betejën, se Kryesia e Lulit është prapë aty”.
Unë nuk besoj që jemi kaq pa sens politik që Bardh Spahisë i jep Shkodra 2 mijë vota dhe ne këtu nuk i japim 200 vota për ta zgjedhur në Kryesi. Pse nuk u zgjodh? Se ka qenë vota e orientuar, që qershia mbi tortë Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar…”, tha Murrizi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje