Fillimisht, nuk pati foto nga takimi mes Ndihmës sekretares së Departamentit të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Karen Donfried dhe kryeministrit Edi Rama
Por, po. Pati një të tillë që në fillim të takimit dhe enkas mes zyrtares së lartë amerikane dhe Enkelejd Alibeajt, Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit.
Takimi mes zyrtares së lartë amerikane dhe asaj pjese zyrtare të PD-së që nuk njihet nga Sali Berisha dhe “Rithemelimi” vjen një ditë para se Berisha të mbledhë Kuvendin, nga ku do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar.
Mesazhi i zyrtares amerikane kundrejt zhvillimeve brenda opozitës dhe ngërçit kryesor që lidhet me shpalljen ‘non grata’ tç Sali Berishes, ishte i qartë;
Se SHBA kërkon një opozitë të fortë pro amerikane që sheh nga e ardhmja.
Të paktën kështu u shpreh Enkelejd Alibeaj, pas takimit të zhvilluar.






“Pata kënaqësinë që të prisja zyrtaren e DASH. Diskutuam dhe folën për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke përballur.
Çështje që lidhen me zgjedhjet, krimin e organizuar, shtetin e së drejtës.
Po kështu edhe çështje të rëndësishme si ajo e luftës kundër korrupsionit.
Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien që PD ka pasur me SHBA.
Me kënaqësi vura re dhe pashë mbështetjen që SHBA kanë me PD.
Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH për mbështetjen e një opozitë të fortë dhe të qëndrueshëm, një opozite pro amerikane që sheh nga e ardhmja. Sfidat prekin të gjithë Shqipërinë. Ky është preokupimi i PD”, tha Alibeaj.
Ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejt kur u pyet nëse ishte përmendur emri i Sali Berishës në takim por la të kuptojë se po, kur theksoi ndër rreshta të përgjigjes se jetike për vendin është demokracia dhe lufta kundër korrupsionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje