Politike

Berisha në gjendje gripale, Meta takim në selinë e PD me Flamur Nokën: Është viti i ndryshimit  

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në 32 vjetorin e themelimit të “RD” të enjten në mbrëmje.

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se Berisha mungonte për arsye gripale.

Berisha nuk ka dalë në asnjë komunikim për mediat këtë fillim viti ndërsa reagimet e tij në Facebook nuk kanë munguar. Berisha anuloi edhe takimin e përjavshëm me mediat.

Pavarësisht kësaj situate, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka buajtur në selinë e PD-së ku mësohet se është takuar me Sekretarin Përgjithshëm, Flamur Noka.

Pasi doli nga selia e PD, Meta nuk foli për mediat por tha vetëm: “Është viti i ndryshimit”.

Herën e fundit në selinë e PD ai zhvilloi një takim me kreun e PD i shoqëruar nga Petrit Vasili, ndërsa Berisha ishte në takim me Flamur Nokën.

Takimi i Metës në selinë e PD lidhet me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale si dhe me bashkërendimin e qëndrimit opozitar.

Në anën tjetër kryeministri Edi Rama ka filluar punën duke mbledhur ministra e drejtues institucionesh edhe pse pak është kuptuar realisht mbi rezultatet e takimeve.

E vetmja lëvizje konkrete ishte ajo me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, ku Rama paralajmëroi mbledhjen e afërt të Këshillit të Sigurisë dhe ndërrimin e disa ambasadorëve jashtë vendit

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë