Politike

Meta: Më 14 maj japim mesazhin e fortë, ata që s’duan bashkimin janë peng dhe kukulla të Ramës  

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, tha se marrëdhëniet me PD-në dhe kryetarin e saj Sali Berisha janë të shkëlqyera dhe se opozita në këtë vit të ri, do jetë kudo “për të mbrojtur ndryshimin nga ky shtet mafioz”.

“Një gjë është e sigurt që 2023 do jetë viti i ndryshimit. Sa i takon marrëdhënies me PD është e shkëlqyer dhe takimet e koordinimet tona janë të vazhdueshme. Jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar në interes të ndryshimit të kësaj situate. Për t’i dhënë fund kapjes së shtetit që e vuan çdo qytetar.

Nuk e vuajnë vetëm ata në opozitë me këtë regjim, por pasojat e kësaj keqqeverisje i vuajnë të gjithë. Korrupsioni i përbindshëm shkaku kryesor pse jemi të parët në varfëri në rajon e kontinent.

Opozita do jetë kudo, duke vijuar me denoncimet e saj mediatike e në terren pranë institucioneve të drejtësisë dhe kur ato i mbajnë çështjet në sirtar.

Opozita do jetë kudo janë shqiptarët që kërkojnë ndryshimin e të mbrojnë ndryshimin nga ky shtet mafioz që kërkon të përjetësojë një klikë për të cilën nuk ka rëndësi ku shkojnë forcat më aktive të vendit por ka rëndësi si të nxjerrë në shitje interesat publike e kombëtare e të mbajë pushtetin në mënyrën më mafioze si ka ndodhur deri tani”

Ndihmën që qeveria e silësoi si ‘pakoja e madhe’ për Ilir Metën është si “pilula mashtruese elektorale”.

Meta tha se qeveria ka arkëtuar nga inflacioni i lartë mbi 520 milionë dollarë, por shpërndau për qytetarët 80 milionë euro.

Meta nënvizoi se opozita ka kërkuar bashkim të të gjithë grupeve të interesit në funksion të 14 majit.

I pyetur nëse ka nxitur Berishën për të bashkuar PD-në për maksimalizimin e votave, Meta tha se ka ndonjë peng të Ramës në opozitë që do ta ketë të vështirë rrugën drejt bashkimit,  duke iu referuar grupit të PD-së së Alibeajt

“Mesazhi im ka qenë i qartë gjithmonë për një bashkëpunim shumë të gjerë, edhe të gjithë faktorët e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit që duan ndryshim dhe vuajnë pasojat e kësaj qeverisjeje. Nuk i intereson shumë sigla por mbarëvajtja e punëve të tyre dhe të gjitha shqetësimet e përbashkëta që kemi. Mesazhet edhe nga ana e z. Berisha kanë qenë të qarta mbi gjithëpërfshirje bazuar mbi votë por edhe bazuar mbi vullnetin e qëllimit të përbashkët që është ç ‘kapja e shtetit.

Kushdo që e ka prioritet përballjen me këtë regjim mafioz që është përgjegjës për varfërimin, krizën dhe shpopullimin padyshim që është mënyrën dhe e shpreh vullnetin për tu bashkuar. Nëse dikush është peng i Edi Ramës do ta ketë të pamundur ta gjejë këtë rrugë. Për shqiptarët do të jenë kandidatët e shpopullimit (kukullat e Edi Ramës) dhe kandidatët e ndryshimit”, tha ai.

Meta tha gjithashtu se Rama nuk do të pranojë garën e barabartë në zgjedhjet e 14 majit, por është i bindur se do të arrijnë të mposhtin PS.

“Besoj se jemi shumë të qartë, nuk kemi iluzione që gara e 14 majit do jetë e barabartë. Rama me ato afera që ka kryer do të pranonte një garë të barabartë e të mos pranonte shtetin e inkriminuar. Por jemi të sigurt se qytetarët shqiptarë do të japin përgjigjen e merituar këtij menaxhimi mafioz të pushtetit. Në këto 4 vite, pushteti vendor ka qenë i paligjshëm dhe tërësisht bunker për qytetarët. Rilindja jo vetëm që ka patur përgjegjësitë por pjesë e madhe e bashkive kanë shpallur falimentimin. Nuk besoj se të gjitha përpjekjet monstruoze që bën kjo qeveri në kundërshtim të qartë me të gjitha standardet demokratike do t’i kenë rezultatet që shpreson për arsyen se qytetarët e kuptojnë se çkapja e shtetit do t’i japë frymëmarrje. Do garantojë llogaridhënien që është përjashtuar dhe në çdo rast e dini që zgjedhjet e 14 majit janë tmerr për Ramën se e kontrollon 100%. Ai e di mirë që situata në 14 maj do jetë mesazh i fortë ndryshimi”, tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë