Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se protesta e 12 nëntorit është fillimi i protestave ngado, paralelisht me primaret.
“…Protesta e 12 nëntorit faktoi se janë më në këmbë se kurrë. Ju informoj se shumë shpejt do të njiheni me agjendën e protestave të tjera të fuqishme. Protestat do të jenë dhe do mbeten mjeti kryesor krahas primareve në betejën kundër këtij regjimi, kundër këtij regjimi. Dhe njëherë thirrja ime për miq dhe partner: Mbështesni shqiptarët në betejën e tyre. Ne do fitojmë!”, tha Berisha përmes një deklarate për mediat teksa komentoi protestën e të shtunës.
“Miqtë e mi, në vitit ’90 ne u ngritëm së bashku me moton “vdekje e komunizmit” ne përmbysëm sistemin të bazuar në këtë moto. Sot është koha dhe njëherë të përsërisim nga mëngjesi në darkë dhe kudo që jemi “vdekje, vdekje monizmit” të bazuar këtë herë në drogën, vjedhjen, krimin.
Ky monizëm duhet të arkivohet një minutë e më parë. Ky monizëm, njësoj si monizmi i parë po depersonalizon kombin, e ka bërë atë, kombin e frikshëm, kombin e gomoneve, e ka bërë atë kombin sikur të jetë pa atdhe. E ka bërë atë kombin më të varfër dhe nuk ishte i tillë”, vijoi ai.
Berisha akuzoi se pas Portit të Durrësit qëndron Rama por edhe Lulzim Basha..
“Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë, pasi ka vjedhur 4290 milion euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve dhe mbyll djegësin e Elbasanit me SKAP-in e tij, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë me një sipërmarrje, shumë shpejt do njihni, me dokumente falso, 60% të aksionerëve janë thjesht Edi Rama, Lulëzim Brava dhe mafiozë rreth tyre. Ndaj dhe emrat nuk thuhen, nuk shqiptohen. Dhe po e organizojnë Durrësin e Shqipërisë, vjedhjen më të tmerrshme që ai ka njohur në histori”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje