Politike

E akuzoi për Portin e Durrësit, Basha-Berishës: Je trekëndësh i Bermudës (bashkëpunëtorë të ngushtë deri një vit më parë)

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, njeriu që ka bashkëpunuar më ngushtë me Sali Berishën nga viti 2004 e deri një vit më parë, e ka akuzuar këtë të fundit se është pjesë e Trekëndëshit të Bermudës.

Basha nuk reagoi direkt se për çfarë e kishte pakënaqësinë e tij ndaj Berishës por supozohet të jetë për deklaratën e fundit të kreut të PD-së se pas aksionerëve të paekspozuar të Portit të Durrësit fshihet edhe Lulzim Basha.

“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”, shkruan Basha shkurt ne faqen e tij në Facebook.

Më herët Berisha tha: “… Shumë shpejt do njihni, me dokumente falso, 60% të aksionerëve janë thjesht Edi Rama, Lulëzim Brava dhe mafiozë rreth tyre. Ndaj dhe emrat nuk thuhen, nuk shqiptohen. Dhe po e organizojnë Durrësin e Shqipërisë, vjedhjen më të tmerrshme që ai ka njohur në histori”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë