Politike

Berisha: Rama ka frikë të japë llogari për energjinë në Parlament, të mos fshihet prapa Ballukut

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kreut të qeverisë Edi Rama të paraqitet në parlament për të dhënë llogari për situatën energjitike ne vend.

Berisha akuzoi se ne vend po vidhet energjia dhe se pergjegjes sipas tij eshte Rama.

“E bën këtë debat për një çështje kaq jetike. Ai ka frikë të jetë këtu.Ai nuk mund të fshihet prapa Belindës. As prapa juve të tjerave. Ai duhet të vijë këtu të japë llogari para shqiptarëve. Të ballafaqohet me faktet dhe të dhënat. Ai është arkitekti kryesor i kësaj grope të zezë që është krijuar.

Ajo që nuk më pëlqen mua këtu është se ju toleroni gjëra të patolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin. Ai është përgjegjësi kryesor i kësaj vjedhje të tmerrshme që po ndodh me energjinë. Hajde të ballafaqojmë faktet dhe të vërtetat”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se sot sektori i energjisë elektrike që është një pasuri kombëtare, është shndërruar në mallkim.

“Një pasuri kombëtare që falë një strategjie të nisur në vitin 2007 u arrit prodhimi i energjisë nga burimet ujore. 54% e energjisë është prodhuar nga hidrocentralet private.

Në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 9 terravat energji elektrike nga të cilat konsum vetëm 7. Biznesi paguan tarifat më të larta pas rritjes katastrofike që i bëtë ju. Po vidhni në mënyrën më të papërpmbajtur. Ju e shisni energjinë elektrike me 40 euro te agjentë të huaj dhe po ky agjent e shet në bursë me 140 euro dhe ju sjell ju gjithë fitimin që keni përcaktuar së bashku me të. Ju merrni energji nga Kosova me qëllim që t’ia ktheni kur të keni.

Ju atë energji e rieksportoni dhe hapni digat vetëm për të përfituar dhe vjedhur. Ju keni krijuar një rrjet vjedhësish ndër më gjigantët që mund të jetë në Europë dhe botë. Hapni tendera të paverifikuar për 320 mln euro. Hap e mbyll sytë fap e fap thotë ai firmos unë. Shpallet fituesi dhe ju vetëm vidhni. Ju keni instaluar kohët e fundit një sistem të tmerrshëm vjedhje të të gjithë qytetarëve në pallate të vjetra”, shtoi Berisha.

Teksa mbante fjalën pati një protestë nga ana e deputetit socialist Taulant Balla i cili i kërkoi drejtueses së seancës Lindita Nikolla që t’i ndërpresë fjalën.

Berisha replikoi ashpër në drejtim të tij ndërsa iu drejtua Nikollës që të japë dorëheqjen nëse nuk është e aftë të kryejë detyrën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë