Beteja se kush fiton mbështetjen e kosovarëve mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha mbetet gjithnjë e hapur.
Të dy ata, si Rama ashtu edhe Berisha, kanë shfrytëzuar fjalimin e mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, njeri për t’i bërë jehonë politike vetes dhe tjetri duke e zhvlerësuar deri në anatemim
“Sot jam para jush për të denoncuar me forcën më të madhe, fjalimin antishqiptar të Edi Ramës në Strasburg, thikat pas shpine që ky armik i egër i kombit shqiptar, i futi kombit tonë, Kosovës dhe Shqipërisë…
Edi Rama shpalli në Strasburg aktin e madh të tradhtisë kombëtare, duke shpalosur aty tezën antikombëtare të kombit kosovar. Edi Rama e la Kosovën nën pushtimin serb dhe jugosllav, por nuk foli ndonjëherë për kombin kosovar…”, tha ndër radhë Berisha. Ashti si edhe Rama, edhe Berisha i kërkoi KiE të anëtarësojë Kosovën.
“Edi Rama i futi thikën Kosovën në momentin më të papërshtatshëm, pikërisht kur ajo kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Europës, ai në sallën e këtij tempulli, lëshoi lumë sharjesh e akuzash të padëgjuara në gjithë ekzistencën e atij institucioni”.

“Unë njerëzisht u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politike të Ramës ndaj gjykatës së Hagës si mjet për të maskuar vasalitetin e tij ndaj Beogradit”, ishin kërkesat e Berishës
Paralelisht me të, edhe kryeministri Edi Rama cicëroi në Twitter teksa ndodhet në kongresin e eurosocialistëve në Berlin. Duke postuar një foto të Metës me Berishën dhe Bashën në kohën kur këta të tre ishin pjesë e qeverisë në vitin 2011 (atëherë kur Shqipëria votoi pro raportit të Dick Marty në KiE), Rama shkruan: “Është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra
Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse… pic.twitter.com/klxMebaVWq
— Edi Rama (@ediramaal) October 14, 2022
Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje